Ishte vetëm 24 vjeç kur vari këpucët në gozhdë për të ndërruar profesion, nga futbollist në pornostar.
Fjala është për futbollistin italian Davidel Iovinella, i cili nuk ishte i kënaqur me pagën që merrte te ASD Calcio Pomigliano në Serie D.
Iovinella aplikoi për një rol në një film me pullë të kuqe, ku edhe u përzgjodh mes 3000 kandidatëve për të punuar para kamerave me regjisorin Roço Siffredi. Ish-futbollisti u shpërngul në Budapest pranë akademisë së Siffredit dhe aty mori emrin e botës së pornografisë artistike, Iovinella njihet në filmat erotikë si Davide Montana.
Davidel Iovinella është shprehur: “Nuk është si të jesh në krevat me partneren tënde, kështu që duhet të punosh shumë për të qenë mirë. Tani gjëja ideale do ishte sikur të gjeja një klub hungarez për t’u aktivizuar në fushat e blerta sërish”. /a.ç