Ka nisur seanca gjyqësore për 23 të arrestuarit nga Kukësi që protestën ditën e shtunë, kundër tarifës së rrugës së Kombit.
Edhe pse seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, në sallën e gjyqit janë të pranishëm deputetë të PD-së.
Siç bëhet me dije në faqen e saj zyrtare, të arrestuarit në sallën e gjyqit janë shprehur se ata janë arrestuar në mesnatë dhe jo siç ka deklaruar prokuroria që orën e arrestimit e ka vendosur në orën 10:00.
“Te arrestuarit po thone qe jane marre nga krevati me bizhame nuk eshte e vertete qe jane arrestuar ne oren 10 te mengjesit. Ata po thone se jane arrestuar ne 3 te nates.
Njeri prej te arrestuarve, Ahmet Tobi, i semure, me dy koronare, eshte marre nga shtepia me force, i arrestuar ne kundershtim me ligjin
Avokati tha se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 oresh nga arrestimi dhe se prokurorja nuk kishte marre mase, duke genjeu. Avokati tha se kjo eshte veper penale dhe se arrestuari Tobi, invalid, eshte keqtrajtuar.
Avokatet po thone se Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes ne komisariat dhe te ndalimit. Ja ku jane te gjithe te ndaluarit. Asnje nuk ka urdher prokurori, asnje nuk eshte arrestuar diten, por naten jane terhequr zvarre nga krevati”, ka njoftuar prokuroria./a.m.