Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar sot para rafinerisë, por më pas kanë shpërthyer portën e saj dhe janë vendosur përpara zyrave të uzinës.
Punetorët pasi kanë çarë kordonin e policisë kanë hyrë me forcë në uzinë.
Ata kërkonin që punëtorët që kanë nisur punën në repartet e uzinës të bashkohen me protestuesit pasi ata janë zgjedhur ne mënyre selektive.
Është vendosur që asnjë punëtor nga nesër e tutje nuk do të futet në punën në reparte.
Janë gjithsej 200 punëtore qe punojnë në reparte nga 1000 punëtorë qe janë gjithsej.
Pezullimi i punës do të vazhdojë deri kur të ulen të gjitha palët për të gjetur një gjuhë të përbashkët.
Disa javë më parë në protestë kishin dalë punëtorët e ndërmarrjes së import-eksportit në Vlorë, pasi 24 punëtorët kanë rreth 2 vjet pa u paguar.
Një kompani e re ka marrë administrimin e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.
Kompania e re ‘Bylys Energy’, e cila është n/kontraktore ka nisur lëvizjet për të rivendosur në punë uzinën, e cila është e mbyllur prej rreth një viti./a.ç