Pas incidentit brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës, ku deputeti i PD-së mbeti i lënduar, pasi u konfrontuan me policinë, ai mori në telefon drejtorin e Policisë së Tiranës, Kastriot Skenderaj.
Në një video të siguruar nga ‘BalkanWeb’ shihet se Spaho i kërkon llogari Skënderajt se pse nuk lejohen të futen në sallë, atje ku do të caktohet edhe masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar.
“Policet e tu me gjakosen me c’te drejte pengon deputetet te futen nuk ka vendim për seance me dyer te mbyllura. Më thuaj kush të ka dhënë urdhër për të mos më lësh mua në gjykate, këtë më thuaj kush të dha urdhër, më thuaj”, tha Spaho. Mësohet se Spaho ka marrë edhe ministrin Xhafaj në telefon, por ky i fundit nuk ia ka hapur./a.m.