Dy ‘titanët’ e Europës, Juventus dhe Real Madrid, po masin forcat me njëra-tjetrën për ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet e “Champions League”.
Duke parë faktin se këto dy skuadra diskutuan ndërmjet tyre finalen e sezonit të kaluar të fituar nga Real Madrid, pritet një ‘hakmarrje’ e ‘Zonjës së vjetër’.
Italianët do të tentojnë që së paku sonte të mos pësojnë në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë ndeshjen e kthimit në ‘Bernabeu’. Por, gjithsesi Reali ka shënuar që në minutën e 3-të.
Në Spanjë po ashtu po luhet ndeshja e parë çerekfinale e “Champions League” mes Sevillia-s dhe Bayern Mynchen.
Natyrisht që gjermanët janë favoritët absolut të këtij takimi, por është fakt që spanjollët nuk kanë humbur asnjë herë në fushën e tyre ndaj një kundërshtari që vjen nga ‘Bundesliga’. Gjithsesi deri tani në minutën e 32 shënoi Sevilla me Sarabia dhe barazoi Ribery vetëm pesë minuta më pas.