Humbja me Norvegjinë në miqësoren e javës së kaluar nuk ka sjellë probleme për përfaqësuesen shqiptare të futbollit e cila në renditjen e re të FIFA-s, që do të publikohet më 12 prill, do ta shohë veten duke fituar pozicione në klasifikim.
Sipas përllogaritjeve, duke u bazuar edhe te rezultatet e përfaqësueseve të tjera, Shqipëria do të fitojë dy pozicionë në këtë renditje, ndonëse u mund nga nordikët në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë do të jenë në vendin e 56-të, falë rrëshqitjes së Bolivisë dhe Japonisë që kanë pësuar rënie në renditje gjatë këtij muaji. Ndërsa norvegjezët kanë përfituar nga suksesi në Shqipëri dhe ai i mëparshmi ndaj Australisë, për të fituar 8 vende në këtë klasifikim, duke qenë tashmë të 49-t në botë.
Sa i përket Kosovës, ajo është një prej skuadrave që ka fituar më shumë pozicione në muajin e fundit falë sukseseve ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos. Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Shaland ka fituar njëherësh 24 pozicione në renditjen e FIFA-s, duke qenë tashmë në vendin e 152-të në botë, një rekord i ri për këtë përfaqësuese.
ma.me