Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero do të mungojë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për ndeshjen Liverpool – Manchester City.
Menaxheri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, ka konfirmuar se argjentinasi ende është duke u rikuperuar nga një lëndim në kofshë.
“Ka qëndruar në Manchester, nuk erdhi”, ka thënë Guardiola në konferencën për media. “Ishte i lënduar për dy javë dhe ende nuk është i gatshëm”.
“Do të shohim nëse mund të luajë në derbin [kundër Manchester Unitedit të shtunën]”, përgatiti KOha. (b.an)