Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u dorëhoq pak kohë më parë nga sistemi i drejtësisë, duket se nuk do t’i shpëtojë ‘rrjetës’ së Vettingut. Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar sot ankiminin e Komisionerit Publik për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Menjëherë pasi vendosi të marrë në shqyrtim ankimimin e Komisoinerit Publik, ku kërkohet që Llalla t’i nënshtrohet Vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit hodhi shortin për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Pas dorëheqjes nga sistemi i drejtësisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë Vettingun për Adriatik Llallën, i cili tashmë pritet të kalojë në ‘sitën’ e këtij ligji, qëllimi final i të cilit është largimi nga sistemi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk justifikojnë pasurinë me dokumentacion ligjor, kanë kontakte të papërshtatshme me krimin apo rezultojnë se janë të paaftë profesionalisht.
ma.me