Që nga dita e Cardiff-it, ‘zonja e vjetër’ ka larguar nga skuadra dy mbrojtësit e saj Leonardo Bonucci-n dhe Dani Alves-in, që shkuan drejt Milan-it dhe Paris Saint-Germainit. Te Juve mungojnë Miralem Pjanic dhe Mehdi Benatia që janë të pezulluar, ndërsa Alex Sandro është në dyshim. Los Blancos, janë të kompletuar pa asnjë lëndim.
2-Rikthimi në skenë i Lucas Vazquezit
Zinedine Zidane do të ketë vështirësi që të zgjedh formacionin për ndeshjen e sotme në mbrëmje. Kjo pasi Vazquez ishte pjesë e pankinës në të shkuarën me James Rodriguez, Fabio Coentrao, Mariano, Pepe dhe Ruben Yanez.
Vazquez ka treguar që është lojtar që mund të luajë, ndërsa diferenca mes ndeshjes së sotme dhe asaj të Cardiff-it është se ai mund ta nisë nga minuta e parë në Torino.
3-Rëndësia e titullit kampion në kampionatet respektive
Kur u takuan në sezonin 2016/17, të dy klubet ishin shpallur kampion në kampionatet respektive, ‘La Liga’ dhe ‘Serie A’.
Këtë herë është ndryshe. Kjo pasi Juventusi vazhdon të jetë lider në ‘Serie A’ me katër pikë para Napolit, ndërsa në anën tjetër Real Madrid kërkon një vend në katërshe.
4-Një finale me 180 minuta
Nuk do të ishte reale që nëse klubet krahasohen me finalen e Cardiff-it e të mos krahasohen me ndeshjet e zhvilluar në sezonin 2014/15 ku u takuan në gjysmëfinale. Juventus kaloi më tej me rezultatin 3-2 pas 180 minutave.
5-Kuotat në baste
Finalja e Uellsit e zhvilluar mes Realit dhe Juves, ku djelmoshat e Zidanes ishin favorit për të ngritur trofeun, me 1.8, ndërsa Zonja me 2.2. Ndërsa këtë herë ‘Los Blancos’ për të kaluar në gjysmëfinale kuotohen me 1.4 , ndërsa Juve me 2.75.