Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi mes dy zyrtarëve të lartë është zhvilluar pak më parë, në ambientet e një lokali, në kryeqytetin shqiptar.
Report Tv mëson se Rama dhe Thaçi kanë biseduar për më shumë se 60 minuta. Ata janë parë duke biseduar të relaksuar, ndaj dhe takimi mes Ramës e Thaçit është përshkruar si tejet miqësor. Nga informacionet e para, bëhet e ditur se pjesë e bisedës kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në dy vendet fqinje.
ma.me