Nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve në gjoks, dhe grabitësi shqiptar ka ndërruar jetë në spitalin e Salernos, në Itali.
Ai u qëllua me armë nga një efektiv policie gjatë ndjekjes së tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë, pas vjedhjes së një makine.
42-vjeçari me inicialet T.J, mori një plumb në gjoks, por që disa orë më vonë rezultoi fatal për jetën.
Polici i patrullës e qëlloi atë gabimisht, gjatë ndjekjes në autostradë.
42-vjecari shqiptar, së bashku me 2 persona të tjerë, kishin grabitur një makinë tip “Fiat Croma”, por u zbuluan nga autoritetet.
Ndërkohë, personat e tjerë kanë arritur që të largohen dhe janë shpallur në kërkim.
a.ç