Gjykata e Kukësit pritet të zhvillojë nesër seancën gjyqësore ku do të jepen masat e sigurisë për 23 personat e arrestuar për veprimet e dhunshme në protestën e Kalimashit.
Seanca pritet të mbahet në orën 09:00 paradite.
“Nesër në orën 9:00, gjykata e Kukësit do të shprehet për 23 të arrestuarit njëherësh, që janë në paraburgim në Tiranë”, deklaroi Isuf Shehu, kryetari i Gjykatës së Kukësit.
Sipas tij, nuk po tejkalohen afatet për dhëninen e masës së sigurisë, pasi dosja e prokurorisë ka mbërritur vetëm sot rreth orës 9:30 dhe kështu gjykata ka kohë edhe 48 orë për ta shqyrtuar atë./a.m.