Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas paralajmërimeve të opozitës për mosbindje civile.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ishte pikërisht opozita e sotme që bëri tenderin për tarifën në Rrugën e Kombit 8-9 euro.
Ai thotë se sot ata i vunë zjarrin “patriotik” për të djegur rrugën e vendit drejt integrimit.
Teksa i quan rrugë humbur, Rama shkruan se eksponentët e opozitës po ndjekin këto forma për t’i i kur drjetësisë.
“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruan Rama./a.m.