Një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin e Sarandës gjatë mbrëmjes ku një fëmijë 12-vjeçar u vetëvra.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës, pranë Lëkurësit, ndërsa të dhënat e para flasin për një djalë 12 vjeç i cili është dërguar në spital pa shenja jete.
Kanë qenë prindërit ata që e çuan djalin në spital, ndërsa në polici deklaruan se e kishin gjetur të vetëvarur në një pemë në kopshtin e shtëpisë rreth orës 21:30.
Mësohet se ai kishte pasur një debat me prindërit dhe më pas ishte larguar nga banesa.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj./a.m.