Mbledhja e Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e partive aleate dhe deputetët e LSI u mbyll me vendimin për nxitjen e mosbindjes civile.
Një zë i fortë për këtë vendim ishte edhe ish-kryeministri Berisha i cili siç shihet edhe në video i vendosur dhe me tone të forta thotë se do të dalin ditë për ditë dhe të motivojnë njerëzit.
“Ditë për ditë ku të na teket, ku të vendosim, ku të duam, t’i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që do drejtojë mosbindjen civile gjer në përmbysjen e tij. Mirënjohje të thellë lumianëve që bënë një shkundje, një tërmet, në vetëditjen tonë për t’u ngritur gjer në ditën e fitores.”, tha Berisha./a.m.