Ministri Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se arrestimi i drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, i është kthyer si “autogol” udhëheqësve në Kosovë.
“Ky është një autogol i administratës në Prishtinë, dhe të tilla ka shumë”, ka thënë Daçiç, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, ai ka komentuar edhe deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas Daçiçit, “ka kohë që s’e ka sulmuar dikush Kosovën sikurse (presidenti turk Recep Tayyip) Erdogan”.
Ministri serb tha se shkuarja e Gjuriçit në Kosovë më 26 mars ka qenë në pajtim me marrëveshjen e Brukselit.
a.ç