Opozita e bashkuar ka dalë me një vendim të përbashkët, do të jenë përkrah të qytetarëve për mosbindje civile.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë thirrje antikushtetuese, për reagim masiv me mosbindje civile, refuzim taksash dhe bllokim të rrugëve.
“Kemi patur një takim të zgjeruar të opozitës parlamentare dhe kemi dalë me një vendim unanim, në krah të qytetarëve shqiptare, të njerëzve që po goditetn nga një bandë kriminale në pushtet. Jemi në krah të qytetarëve dhe njerëzve të thjeshtë që po vidhen nga pushteti. Në krah të kuksianëve që iu grabit buka e gojës nga tarifa dhe në krah të shqiptarëve që goditen sot nga taksat e reja dhe në krah të familjeve të hequra nga ndihma ekonomike. Rama po çon vendin në greminë. Kemi shteruar të gjithë hapësirën institucionale opozitarë. Në këtë vend qeveria shkel kushtetutën dhe ligjin, kap reformën në drejtësi. Hapësira e vetme mosbindja qytetare dhe kjo nis këtë javë, duke mos paguar taksat që ka rritur Rama. Do refuzojmë çdo taskë të rritur tha BAsha. Ftoj çdo qytetar të refuzojë çdo taksë koncesionare dhe çdo rritje taksash. Do rrëzojmë këtë bandë në pushtet. Qytetarët po protestojnë sepse nuk ia dalin dot më“, tha Basha
Basha la të hapur mundësinë e bojkotit të parlamentit
“Do ndërthurim të gjitha format e aktivitetit qytetar“, tha Basha
Monika Kryemadhi thotë se refuzimi për të paguar taksat është për të larguar dorën e Edi Ramës nga xhepat e shqiptarëve.
“Mosbindja qytetare për taksat do të thotë të heqësh dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve, do të thotë të heqësh litarin nga qafa e qytetarëve. Duke u mbyllur gojën mediave dhe të varfërve, Rama po instalon diktaturën e drogës. 23 të burgosur janë heronj, që na dhanë mësim edhe ne opozitës. Rama me fjalor rrugaçi i fyeu, gj që deri më sot nuk ka guxuar kush ta bëjë për shqiptarët”, u shprehMonika Kryemadhi.
Javanews.al/a.ç