Nga Mero Baze
Disa të vërteta po zënë vend vet rreth protestës së dhunshme në Kalimash.
Fitorja e parë e protestës është që ka rënë në shtartin e vet si protestë e kuksianëve. Kushdo që ka gjykuar çmimin e rrugës për një kalim pes euro, është e lart për një qytetarë të Kukësit që i duhet ta përdor së paku një herë në muaj rrugën. Dhe si e tillë ajo ka nevojë për ndërhyrjen e shtetit. Kjo padyshim që do ta rëndoj dhe më tej buxhetin e shtetit, por ai projekt është nisur qysh në fillim si një projekt kriminal dhe tashmë për të dal prej peshës së krimit të asaj rruge, duhet sakrificë. Tarifa rrugore nuk duhet të ndryshoj, por kompania dhe qeveria duhet të prodhojnë një algoritëm që të ulë në mënyrë të ndjeshme, në një masë të përballueshme tarifën për qytetarët që përdorin rrugën më shpesh, sipas një dokumentimi rigoroz të fakteve në terren. Peshën e kësaj ndërhyrje sociale duhet ta përballoj qeveria, pra ne qytetarët e tjerë që kemi paguar dhe 1,3 miliard eurot e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dhe që nuk kemi protestuar.
Kjo nga pikpmaja teknike zgjidhet duke krijuar korsinë digitale të verifikimit të pasagjerëve dhe duke i pajisur ata me një kartë speciale që llogaritë shpeshtësinë e kalimit të tyre. Këtu debati financiar merr fund.
Kuksianët do të diskriminohen për herë të dytë pozitivisht nga ky projekt. Herën e parë patën një diskriminim pozitiv kur një projekt i çmendur qeveritar harxhoi 1.3 milard euro, për një rrugë që Shqipëria nuk ka fuqi ta bëj as pas 20 vitesh. Kjo bëri që kuksianët nga tetë orë larg Tiranës të arrinin në 1 orë 40 minuta, duke qenë qytetarë të favorizuar të Shqipërisë në raport me pjesën tjetër të vendit dhe zonat turstike që nuk kanë ende rrugë. End eduhen pesë orë tëshkosh në Sarandë, ende nuk ka mbarar Kardhiqi dhe Baypass i Fierit, ende janë rrugët e bregdetit në gjendje të mjerueshme dhe ne ende duhet të paguajmë peshën e një krimi me qëllim vjedhjen, që tashmë duket sikur persekuton dhe kuksianët, që nuk kanë lek të paguajnë tarifën.
Por ky ishte fati i mirë i tyre.
Tashmë që duhet të përballen me tarifën, ata nuk e përballojnë dot, ashtu si Shqipëria nuk përballon dot këtë projekt kriminal. Dhe normalisht duhet të paguaj prap gjithë shoqëria, pasi në fund të fundit, ne heshtëm kur na vodhën 1,3 milardë euro, dhe duhet të pagujmë dhe për heshtjen tonë.
Kuksianët nuk thanë na bëni rrugë me katër korsi se do të vjedh miliona Sali Berisha e Lulzim Basha. Vet ua bëmë, vet duhet t’ua paguajmë.
Pjesa tjetër e protestuesve, sidomos ata nga Kosova, duhet të qëndrojnë larg protestës. I kuptoj mirë ata që bëjnë hartime patriotike, por qytetarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri thjeshtë duhet të paguajnë tarifën, e cila nuk ka lidhje me ta, por me hallet tona. Ky ëhstë mëmëdheu i tyre dhe ata duhet ta pranojnë siç është. Dhe ky debat duhet të mbyllet. Ashtu si unë nuk kam të drejt të protestoj për taksat e rrugës në Greqi, Maqedoni apo nesër në Kosovë, askush tjetër nuk duhet të përfshihet në protesta fiskale të një shteti tjetër, në emër të patriotizmit apo solidaritetit marksist.
Në emër të patriotizmit, Sali Berisha e bëri një varr që po na gëlltit të gjithë ekonominë brenda tij dhe që e quajti “Rruga e Kombit”. Nuk ka nevojë të dëgjojmë hartime të tjera patriotike për këtë histori. I dimë të gjitha po paguani rrugën!
Nga ana tjetër duhet thënë dhe e vërteta për mbështetjen politike të kësaj proteste dhe atë të shoqerisë civile, e cila ka gjetur pa përgatitur dhe opozitën zyrtare.
Protesta është politike dhe shumë mirë që është politike, edhe pse ngjan hipokrite. E vërteta është se organizatorët e protestës janë njerëz të Partisë Demokratike të Kukësit, të cilët kanë një distance formale nga Lulzim Basha dhe deputetët e tij të Kuksit, por janë opozitarë. Ata e bën protestën. Flamur Noka biles tentoi të distancohej prej tyre në parlament, dhe vetëm kur pa që protesta dëshmoi forcë dhe dhunë, tentoi t’ua rrëmbej flamurin e protestës. Pas tij dhe Luzlim Basha , LSI etj. Pra ajo nisi mes të tejrash dhe si një problem brenda opozitës, që reflekton ndarjen e pejsës korruptuar me pjesën e opozitarëve që nuk kanë përgjegjësi për vjedhjet e Berishës e Bashës.
Qeveria duhet ti qëndroj projektit të saj për mirëmbajtjen e autostardës dhe pse është një barrë e rënd për qytetrët shqiptarë, por njëkohësisht duhet të bëj ç’është e mundur, që i gjithë ky proces të rigjykohet nga dita e parë që ka nisur. Shqipëria nuk do të gjej kurrë qetësi, nëse një krim i pandëshkuar si “Rruga e Kombit”, kalon pa u ndëshkuar dhe duke u maskuar tashmë me gjoja pakënaqësi sociale për çmimin. Vetëm një shoqëri primitive mund të sillet si shoqëria jonë, që kur të vjedhin 1.3 miliardë euro, je me qeverinë dhe drejtor nafte, dhe kur qeveria pasardhëse vë tarifë 5 euro për shkak të krimit tënd ti bën si shoqëri civile krah atyre që vënë zjarrin.
Drejtësia po ashtu nuk duhet të ndikohet nga protestat për dëmtuesit e pronës, pasi procesi ligjor është i ndarë nga emocionet politike. Ata që duan të jenë heronj të revolucionit, duhet të marrin përgjegjësi dhe për aktet e tyre se ndryshe nuk ka kuptim të jenë dhe heronj.
Kurse kjo historia me shoqërinë civile dhe ndëshkimet ndaj tyre është paksa banale. Protagonizmi i tyre për ti dal zot protestës është jorealistë nga ana e tyre, pasi protesta realisht nuk është e tyre, por e atyre që përmenda më sipër. Unë nuk di të jetë në shoqëri civile Sali Luzha, Dem Dollapi, Azgan Haklaj dhe dhjetra drejtues të PD në Kukës që i radikalizuan situatën. Shoqëria civile nuk ka pse merr përsipër atë që nuk e ka bërë dhe nuk ka pse penalizohet për shkak të dëshirës për tu dukur sikur bën dhe ata një gjë të madhe. Ata janë mirë që egzistojnë si menaxherë protestash, por nuk janë udhëheqës të kësaj proteste dhe as dëmtues të pronës. Dëshira e tyre për të mbrojtur të dënuarit është protagonizëm politik i kuptueshëm por jo vepër penale. Nëse nuk ka ndonjë plan për ti faktorizuar politikisht, është mirë të mos merret njeri me ta, pasi nuk janë pjesë e kësaj historie.
Ky është një shpërthim i njerëzve të zemëruar të Kuksit që me të drejtë u dhemb ajo tarifë e lart dhe duhet trajtuar si e tillë. Është përgjegjësi e qeverisë të merret me thelbin e problemit dhe jo të shpërndaj vemendjen në faktorë anësorë që janë qejflinj protestash, por jo zotër të saj. Problemi është kuksianë dhe duhet zgjidhur si problem i tyre dhe jo si hall i Luzlim Bashës, Sali Berishës, LSI etj nga të cilët e kami realisht këtë problem. Qoftë dhe për faktin se ata janë të lirë, ndërkoëh që duhet të ishin në burg për këtë që kanë bërë.
a.ç