Një 30 vjeçar nga Shqipëria me inicialet H.E. është arrestuar në aeroportin e Genova-s në Itali, pak pasi kishte zbritur nga avioni.
Më përpara, autoritetet me në krye prokurorin e qarkut të Savonës, kishin kryer një operacion kundër shpërndarjes së kokainës, nga i cili ishin arrestuar dy persona.
Karabinierët kishin dijeni për përfshirjen e H.E., por ende nuk kishin arritur ta arrestonin. Ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për trafik droge si edhe pastrim parash.
Sipas asaj që shkruan La Stampa, i riu, i cili në të kaluarën jetonte në Loano, investonte të ardhurat e aktivitetet në automjete të cilat më pas shiteshin në Shqipëri.
Hetuesit dyshojnë se H.E. furnizonte me drogë një çift të cilët kishin në pronësi një dyqan mishi. Ata përdornin një gjuhë të koduar kur flisnin me klientët e drogës.
a.ç