Taksë 25% përfshirë mishin e derrit dhe verën, kjo është tarifa që ka vendosur Kina për 128 mallra që importohen nga Amerika.
BBC shkruan se ky vendim u mor pasi presidenti amerikan Trump rriti detyrimet për çelikun dhe aluminin e importuar nga jashtë, në mars.
Pekini zyrtar tha se kjo lëvizje u bë për të ruajtur interesat dhe balancat e Kinës nga humbjet e shkaktuara prej tarifave të reja të vendosura nga Amerika.
Kina ka thënë më parë se nuk do një “luftë tregtare”, por nuk do rri indiferente nëse cënohet ekonomia e saj.
Trump, gjithsesi, insistoi se “lufta tregtare është diçka e mirë” dhe se do të ishte e lehtë për Amerikën ta fitonte “një luftë” të tillë shkruan BW.
Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur planet për tarifat e ardhshme për dhjetra miliardë dollarë të importeve kineze.
Ata thonë se kjo është në përgjigje të praktikave të padrejta të tregtisë në Kinë që prekin kompanitë amerikane./a.m.