Një bllok pallatesh pranë zonës Vasil Shanto në kryeqytet ka marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Defekti në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm u sinjalizua nga banorët e rrugës “Preng Bibë Doda” në numrin e vendosur në dispozicion nga Bashkia e Tiranës. Specialistët e UKT morën të gjithë masat duke ndërhyrë për përfundimin në kohë sa më të shkurtër të defektit të sinjalizuar. Tashmë linja e furnizimit është në funksion të plotë dhe banorët përfitojnë furnizim normal të ujit të pijshëm.
Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellësi i Tiranës fton gjithë qytetarët që të telefonojnë në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast defekti në rrjet, ndërhyrje të paligjshme apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm.
Rritja e kapaciteteve të transmetimit të ujit nëpërmjet ndërtimit të linjave të reja që janë ndërmarrë në të gjithë territorin e bashkisë Tiranë dhe zëvendësimi i atyre ekzistuese që janë dëmtuar nga qytetarët që kanë bërë lidhje të paligjshme ose si rezultat i amortizimit prej mosvënies dorë prej vitesh, kanë eliminuar humbjet në rrjet dhe kanë përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
ma.me