Shkodra u zgjua e tronditur ditën e sotme nga krim i rëndë që ndodhi në këtë qytet, në orët e vona të natës.
Pas një sherri në një lokal mes dy shokëve, 27-vjeçari Kristjan Shkambi i ka ngulur thikën në zemër të riut, Kolë Fermasi.
Mësohet se herri ka nisur për arsye banale në një lokal në fshatin Hoti i Ri në Shkodër, ndërsa ata kanë dalë jashtë lokalit dhe në përplasje e sipër fizike, Shkambi ka nxjerrë thikën duke ia ngulur shokut të tij.
Goditja ka qenë fatale, duke bërë që 23-vjeçari të gjejë vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar nga policia.
GazetaExpress ka munguar të sigurojë edhe fotot e autorit të krimit, 27-vjeçarit, Krisjtan Shkambit.
“Me datë 02.04.2018 rreth orës 00.30 në fshatin Hot, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjete prerëse (thikë) shetasi K. F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin:
Kristjan Shkambi, 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.”, -bëri me dije policia./a.m.