Në orët e para të mëngjesit të sotëm një banesë dy katëshe u shkrumbua nga flakët në fshatin Torovicë të Lezhës.
Nga raportimet e para mësohet se rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa nga flakët nuk ka persona të lënduar.
Mësohet se zjarrfikësit kane mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes për shkak të terrenit të vështirë dhe për pasojë e gjithë banesa është shkrumbuar.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë luhatjet e energjisë elektrike.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë.