NUk ka mbetur dhe kryeprokurorja pa prekur. Madje, kryetari i Partisë Demokratike, në deklaratën e tij për mediat, ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku se ajo po punon si hetuesi i Edi Ramës.
Basha po ashtu i kujtoi të shkuarën dhe pohoi se Marku ka një të shkuar të njollosur dhe ka hequr të drejtat padrejtësisht qytetarëve.
“I bëjmë thirrje prokurorisë që të ndalë menjëherë këtë gjë të lë të lirë të gjithë të arrestuarit. Ajo ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të kufizimit të lirë së qytetarëve. Të ndal menjëherë së vepruari si hetuesi politike e Edi Ramës.
Prokuroria duhet të shpallë prioritet kombëtar luftën kundër drogës, dosjet e Saimir Tahirit, Dakos, Gjiknurit, Beqajt, Balilit, Habilajt, dhe kriminelëve të tjerë, që duhet të jenë fokusi i saj”, deklaroi Basha.