Qeveria do të kryejë ekspertizën e dëmeve në pikën e pagesave të tarifës së Rrugës së Kombit në Milot, dhe paraprakisht mendohet që dëmet të jenë tepër të mëdha.
Protestuesit në Rrugën e Kombit lanë pas kabinat e djegura plotësisht dhe trarë të shkatërruar. Me djegien e kabinave është shkatërruar i gjithë sistemi kompjuterik i pagesave të tarifës në këtë pikë.
Dëmi i shkaktuar mendohet të jetë tepër i madh, para që koncesionarit do t’i paguhen nga buxheti i shtetit.
Koncesioni për mirëmbajtjen iu dha pas një sërë polemikash në vitin 2016 konsorciumit të kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha.
Kompania e krijuar për këtë qëllim Albanian Highëay Concession, kontrollohet 50 për qind nga Kastrati Group dhe 50 për qind nga kompania Salillari.
Sipas të dhënave publike për koncesionin mesatarisht çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguaj 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milion euro në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit. (Shqiptarja.com)