Disa nga 23 protestuesit e arrestuar në Kukës, janë sjellë në kryeqytet. Disa ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa të tjerët në komisariate.
Pas transportimit të qytetarëve të arrestuar nga Kukësi në Tiranë, mbrëmjen e sotme familjarët, por edhe qytetarë të Tiranës janë mbledhur duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Familjarët, por edhe qytetarët e Tiranës kërkojnë lirimin e qytetarëve të arrestuar nga Policia. ‘Lironi shqiptarët, arrestoni grabitqarët’ janë disa nga thirrjet e qytetarëve para Drejtorisë së Tiranës. (Shqiptarja.com)