Partizani ka marrë një fitore me shumë vuajtje sot kundër Kamzës në transfertë. Të kuqtë e drejtuar nga Dalipi arritën të dilnin me 3 pikët falë rezultatit minimal 0-1.
90 minutat treguan një Partizanin me mjaft grintë dhe dëshirë për të fituar, por në pjesën e parë edhe pse prodhuan shumë nuk arritën të shënonin. Kjo edhe falë Kamzës së Ndreut e cila ishte përgatitur mjaft mirë për këtë sfidë.
Fraksioni i dytë i lojës nisi me të njëjtën ‘muzikë’, me Partizanin që kërkonte me ngul golin. Këmbënguljet u shpërblyen në minutën e 76-t kur braziliani Kardozo pas një inkursioni në klrahun e majtë goditi bukur duke shënuar golin me vlerë 3 pikët.
Pas 27 javësh kampionat Partizani ngjitet në vendin e dytë, me 42 pikë, 6 më pak se Kukësi i vendit të dytë. Ndërsa Kamza e çon në 5 numrin e ndeshjeve pa fitore, fakt ky që e bën të pozicionohet në vendin e 7-të me 34 pikë.(BalkanWeb)