Një rast i mirë për deputetët e Opozitës të bashkohen. Mëngjesin e të dielës kanë mbërritur në Kukës një grup deputetësh të opozitës të dy krahëve.
Burime bëjnë me dije se në Kukës ndodhen 10 deputetë të PD-së dhe LSI-së, të cilët po ndjekin nga afër situatën e krijuar pas arrestimeve të natës së kaluar, të protestuesve në rrugën e Kombit.
Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Cela, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi e Përparim Spahiu janë disa prej deputetëve që ndodhen në Kukës, bashkë me funksionarë të tjerë partiakë si sekretari i përgjithshëm i PD-s, Arben Ristani e ish-deputeti Alban Zeneli.