Gazeta e njohur italiane i ka kushtuar nje vemendje te veçante zhvillimeve te djeshme ne “Rrugen e Kombit:, ku disa njerez kryen veprime te dhunshme ndaj policise dhe prones publike e private me argumentin se nuk ishin dakord me taksen per kete rruge. Sipas ‘La Republica’, keto akte dhune jane nje reagim ndaj perpjekjeve per te modernizuar vendin.
LA REPUBLICA/
Jo rrallë herë modernizimi shkakton protesta. Këtë herë ka qënë rasti i Shqipërisë, vendi i vogël dinamik i Ballkanit i cili ka njohur zhvillim falë liderit Edi Rama dhe vijon ‘marshin’ drejt Bashkimit Europian.
Taksa e parë autostradale, e cila është vendosur në autostradën që lidh kryeqytetin Tirana me Kosovën ka shtyrë akte dhune. Demostruesit kanë gjuajtur drejt sportelev të pagesës dhe i kanë vënë atyre flakën. Ka pasur të plagosur gjatë përplasjes së portestuesve me forcat e rendit. Lideri europianist Edi Rama ka folur për: “Barbarizëm i cili do marrë përgjigjen e merituar”.
Ai ka nisur luftën ndaj të korruptuarve në çdo aspekt. Gjithashtu ka nisur aksionet task-forcë kundër shitjes ilegale të zonave bregedtare dhe vijon bashkëpunim e fortë me Italinë duke i hapur luftë eksportuesve të mariuhanës që kanë destinacion BE-në.
/La Republica/ Përshtati në shqip për Lexo.al, Luçiano Golemi/