Humbja ishte e pritshme në Shkodër, ku Skënderbeu shkonte me diferencën e 15 pikëve shkëputje nga vendi i dytë, por më tepër skuadra e trajnerit Ilir Daja është goditur tashmë psikologjikisht nga dënimi 10-vjeçar i UEFA-
Korçarët bënë shumë gabime në ndeshjen me Vllazninë dhe, pavarësisht diplomacisë së trajnerit pas ndeshjes, u kuptua se disa lojtarët nuk iu përgjigjën në fushë, duke qenë larg nivelit të tyre të zakonshëm dhe jo më kot u veprua me ndërrimet. Fjala është për Vangjelin, Osmanin dhe ndonjë tjetër.
Por kjo ishte vetëm ndeshja e parë pas vendimit të UEFA-s dhe përpara janë edhe shumë të tjera, ku skuadra kryesuese duhet të gjejë forcën për të mbyllur me dinjitet një kampionat, që e ka dominuar deri tani në të gjitha aspektet.
Radhën e ka ndeshje e parë gjysmëfinale e Kupës me Flamurtarin dhe të gjithë në Korçë shpresojnë të shohin një Skënderbeu ndryshe nga ai i Shkodrës.
ma.me