Vijojnë tensionet në Kukës edhe pas protestë ssë dhunshme dje në “Rugën e Kombit”. Familjarët e protestuesve janë mbledhur para komisariatit të në Kukësit për të kërkuar lirimin e disa personave të arrestuar nga policia gjatë mesnatës. Në një prononcim për News 24 banorët kanë pohuar se janë dhunuar nga policia ditën e djeshme dhe se protesta e tyre është për arsye ekonomike dhe nuk ka lidhje politike. Tre prej banorëve të cilët u prononcuan thanë se policia ka terrorizuar të gjithë familjarët gjatë mesnatës ku edhe kanë marrë dhe shoqëruar në komisariat disa prej tyre.
ma.me