Dita e parë e muajit prill ka nisur me reshje shiu, që cilat kanë vijuar prej mbrëmjes së djeshme. Sipas sinoptikanëve, shira të përkohshëm do të mbeten prezentë në territor gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa orët e vona të pasdites sjellin përmirësim gradual të motit në territor, por ultësira perëndimore mbetet e rrezikuar nga shira afatshkurtër edhe gjatë mbrëmjes.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 3°C për shkak të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor, ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë. Por duke filluar nga nesër parashikohet rikthim i ditëve me diell, dhe do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave. Ditën e premte pritet të ketë një shtim të vranësirave.
ma.me