Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera. Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë bësimtarët.
Mbrëmjen e djeshme mijëra besimtarë ishin mbledhur në kishën e “Shën Palit” në kryeqytet, ku është mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve, e udhëhequr nga arqipeshkvi Xhorxh Frendo, duke u lutur për paqe, dashuri dhe lumturi. Në këtë Katedrale edhe sot do të mbahet një meshë duke filluar nga ora 11:00. Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij dhe është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë.
m.me