Opozita i ka bërë thirrje qeverisë që të pezullojë tarifën për rrugën e Kombit dhe të ulet në dialog.
Pas takimit që Lulzim Basha pati me Monika Kryemadhin dhe aleatët, atë dolën në një komunikatë të përbashkët, ku i kërkuan Kryeministrit Edi Rama që të mos kërcënojë qytetarët që morën pjesë në protestën tek Rruga e Kombit, ku u shkatërruan sportelet e pagesës
“Dënojmë me forcë kërcënimet e Edi Ramës. Urojmë të jenë trillim i gjendjes së rënduar të tij psikologjike. Mbështesim qytetarët që prek nga tarifa korruptive. Dënojmë dhunën barbare ndaj protestuesve. Zgjidhja e situatës arrihet me dialog, jo me reprezalje. Qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajne me dhunë tarifën”, tha Basha
Në fjalën e tij, kreu i opozitës paralajmëroi edhe policinë, se nëse do ushtrojnë dhunë, do të përgjigjen personalisht. Basha kërkoi tërheqjen e policisë nga Kukësi
“I bëjmë thirrje Ramës të largojë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin dhe të shkojnë të kapin kriminelet e vendit. I bëjme thirrje policisë të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë dhe i paralajmërojnë se do përgjigjën personalisht”, tha lideri i opozitës
Sipas Bashës vetëm 1/10 e taksës që paguhet për rrugët do të mjaftonte për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit
“I kërkojmë Ramës të pezulloje menjëherë tarifën për rrugën dhe të bëjë transparence se ku shkojnë cdo vit 200 mln euro që paguhen për taksën e mirëmbajtjes së rrugëve, ku vetëm 1/10 e saj do të mjaftonte për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit”, përmbylli Basha
Javanews.al/a.ç