Ndonëse në Bashkinë e Kukësit është marrë një leje për dy orë, axhenda ka ndryshuar. Protestuesit flasin për News 24 dhe tregojnë se nuk do të ndalen me kaq, por do të vijojnë rezistencën, për të mos pranuar taksën e rrugës së Kombit, të cilën e konsiderojnë vjedhje
“Deri në vdekje do qëndrojmë këtu”, shprehen mes zhurmës protestuesit.
“Kjo taksë është paguar qysh në kohën e taksës Majko,. Kjo është vjedhje. Gjithë populli të vijë këtu”,- thotë një protestues pwr News 24.
Ndërsa situata vazhdon të jetë kaotike, raportohet edhe për persona të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila do t’ju vijë në ndihmë të plagosurve./a.m.