Një 30-vjeçar shqiptar, i cili jeton në Riva Ligure, në Itali, është arrestuar nga policia. Shqiptari akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi shikonin se në shtëpinë e shqiptarit hynin dhe dilnin njerëz vazhdimisht. Policia ka nisur menjëherë të vëzhgojë shtëpinë e shqiptarit dhe më pas ka hyrë në banesën e tij, ku dhe ka gjetur 30 kg marijuanë si dhe 1 kg kokainë.
Shqiptari, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, punonte në një kompani ndërtimi, por pas punë në shtëpinë e tij, hynin dhe dilnin shumë njerëz. Përveç sasisë së lëndës narkotike, në apartamentin e tij janë gjetur dy peshore dhe një thikë./a.m.