Petrit Vasili, në një dalje për mediat, ka thënë se në kohën kur diskutohej për këtë taksë nga ana e ministrit të LSI-së, vendi ishte në lulëzim dhe qytetarët mund ta paguanin këtë taksë. Por me largimin e LSI nga qeveria, Vasili tha se vendoi shkoi drejt rrënimit dhe tani qytetarët nuk mund ta paguajnë dot këtë taksë.
“LSI nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë. Deri në 2018 Shqipëria nuk eci në rrugën e një Shqipërie normale që do të lulëzonte siç fliste qeveria, po ra në greminën e një qeverisje të drogës dhe kanabisit. E thënë e tillë, shqiptarët u rrënuan, me mijëra ikën në Europë si emigrantë, i gjithë konteksti kur filloi të diskutohej kjo punë ishte kontekst i ri që nuk pati lulëzim po rrënim”, tha ai.
I pyetur se a do të ndërmerreshin hapa ligjore kundër taksës, Vasili dha këtë përgjigje:
“Rrugë më legjitime, të vërtetë e reale se sa reagimi mbarëpopullor nuk ka, pasi taksa është në konflikt me qytetarët dhe janë ata që votojnë politikën, mbajnë në këmbë shtetet dhe ai është gjykimi më i madh që i bëhet, është më i fortë se gjykimi i çdo gjykate”.
ma.me