Një tjetër gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese pritet t’i nënshtrohet Vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë në 4 prill ora 11.00 seancën e parë dëgjimore me gjyqtaren Vitore Tusha.
Në trupën gjykuese të procesit të vettingut ndaj gjyqtares do të jenë Valbona Sanxhaktari, Alma Thackaj dhe Xhensila Pine.
Në vendimin e parë të marrë nga KPK-ja u shkarkua nga detyra Fatos Lulo, i cili nuk justifikoi dot pasurinë e deklaruar në ILDKP./a.m.