Në Tiranë u mbajt sot konferenca rajonale “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe vetëdijes për të luftuar trafikuimin e perosnave në ballkan”.
Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe ambsadori amerikan Donald Lu.
Në fjalën e mbajtur ambasdori bëri apel për më shumë fonde dhe ndihmë për integrimin e viktimave të trafikut.
“DASH ka dhënë grant për të krijuar rrjet rajonal bashkëpunimi. Qëllimi afatgjatë nuk është vetëm strehimi i viktimave në strehëza, por ata të dalin e të kenë siguri financiare. U bëj thirrje qeverive në rajon të vazhdojnë të afrojnë fonde për strehëzat e grave e fëmijëve të trafikuar. Këtu qeveria ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht por duhet t’i dorëzojë këto fonde pa vonesa”, tha Lu./a.m.