Futbolli është shndërruar në një nga industritë më të mëdha në botë, pasi gjeneron dhe qarkullon shifra stratosferike gjatë një viti kalendarik.
Të drejtat televizive, marketingu, sponsorët, shitja e biletave dhe e fanellave janë mënyrat kryesore të grumbullimit të të ardhurave për një klub futbolli.
Gjithashtu edhe shitja e futbollistëve më të mirë të skuadrës, te klubet më të pasura evropiane, është një mënyrë mjaft e mirë për të mbushur arkën.
Më poshtë janë listuar 20 klubet me të ardhurat më të larta, gjatë vitit 2017.
- Manchester United – 676.3 milionë euro
- Real Madrid – 674.6 milionë euro
- FC Barcelona – 648.3 milionë euro
- Bayern Munchen – 587.8 milionë euro
- Manchester City – 527.7 milionë euro
- Arsenal – 487.6 milionë euro në vitin 2017
- Paris Saint-Germain – 486.2 milionë euro në vitin 2017
- Chelsea – 428 milionë euro
- Liverpool – 424.2 milionë euro në vitin 2017
- Juventus – 405.7 milionë euro në vitin 2017
- Tottenham – 355.6 milionë euro në vitin 2017
- Borussia Dortmund – 332.6 milionë euro në vitin 2017
- Atlético Madrid – 272.5 milionë euro në vitin 2017
- Leicester – 271.5 milionë euro në vitin 2017
- Inter – 262.1 milionë euro në vitin 2017
- Schalke 04 – 230.2 milionë euro në vitin 2017
- West Ham – 213.3 milionë euro në vitin 2017
- Southampton – 212.1 milionë euro në vitin 2017
- Napoli – 200.7 milionë euro në vitin 2017
- Everton – 199.2 milionë euro në vitin 2017
Duket se anglezët janë më të privilegjuarit, përgatiti Express. (b.an)