Pas dështimit në stilin e shkëputjes, duke mos e ngritur asnjëherë shtangën, peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli është tërhequr nga gara duke mos marrë pjesë në stilin e shtytjes.
Daniel Godelli e ka mbyllur në mënyrën më të keqe kampionatin Europian të peshëngritjes që zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.
Pas 3 tentativave të dështuara në stilin e shkëputjes, peshëngritësi shqiptar ka ndjerë dhimbje në krahun e tij të majtë, çka ia ka bërë të pamundur vijimin e garës.
Një ditë më parë peshëngritësi shqiptar, Briken Calja u “mbulua në ar” duke u shpallur kampion i trefishtë i Europës në peshën deri në 70 kg, duke ngritur 146 kg në shkëputje 175 kg në shtytje, ndërsa në total 321 kg.
a.ç