Së fundmi është folur shumë rreth abuzimeve seksuale të personazheve të njohur.
Madje në Hollywood kjo është kthyer në temën kryesore.
Shumë regjisorë e drejtues kanë abuzuar seksualisht me aktorë e personazhe të famshëm kur ata kanë qenë adoleshentë.
Këngëtari R Kelly është akuzuar se ka mësuar një vajzë 14-vjeçare se si ta kthente atë në lodrën e tij të seksit.
Madje ajo ka treguar se ai kishte krijuar një “burg seksi” në shtëpinë e tij.
Kjo akuzë është ngritur nga vajza në një dokumentar për “BBC”.
Ajo ka treguar se këngëtari ka abuzuar me të prej vitit 2011 deri në 2013.
Sipas akuzave të saj, Kelly e ka detyruar të bënte seks me më shumë se 10 burra në “burgun” e tij të seksit.
Atje qëndronin vajza të tjera të mitura, me të cilat ai abuzonte.
Pas akuzave të vajzës, këngëtari është kontaktuar nga “BBC”, por nuk ka dashur të japë asnjë koment për këtë çështje./a.ç