Rusia do të dëbojë 60 diplomatë amerikanë dhe do të mbyllë konsullatën amerikane në Shën Petersburg.
Vendimi vjen si kundërpërgjigje ndaj dëbimit masiv të diplomatëve rusë të iniciuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, tha Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.
Ambasadori amerikan në Moskë, Jon Huntsman, është ftuar në Ministrinë e Jashtme dhe ka dhënë lajmin e zv.ministrit Sergej Ryabkov, tha Lavror në konferencën për shtyp pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan De Mistura.
Të hënën, Uashingtoni dëboi 48 diplomatë rusë nga misioni dypalësh dhe 12 të tjerë nga misioni i OKB-së. Gjithashtu ata mbyllën konsullatën ruse në Seattle. Kanadaja, Australia dhe një numër aleatësh amerikanë në Evropë kanë dëbuar mbi 90 diplomatë rusë.
Edhe Tirana zyrtare iu bashkua Perëndimit dhe dëboi dy diplomatë rusë. Ajo që është me interes është nëse Rusia do e shtrijë hakmarrjen e saj edhe ndaj vendeve të tjera.
Ambasada ruse në Tiranë, në një intervistë për mediat, deklaroi se kundërpërgjigjja do jetë simetrike.
Pas reagimit të njejtë kundër SHBA, Moska do të përjashtojë të njejtin numër diplomatësh nga ato vende, tha Lavrov.
Dëbimet filluan më 14 mars, kur Britania e Madhe shpalli 23 diplomatë rusë non grata, duke pretenduar se Moska fshihej pas helmimit të supozuar të ish-spiunit Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia me agjentin kimik “novichok”.
Rusia ka mohuar akuzat dhe kërkoi nga qeveria britanike të siguronte dëshmi. Deri tani, nuk ka pasur asnjë.
a.ç