Fëmijët menjëherë thirrën të rriturit të cilët filluan të gërmonin. Disa minuta më vonë ata nxorrën një fëmijë të sapolindur nga toka dhe mrekullia ishte se ajo po jetonte ende.
Ishte një vajzë e shëndoshë, e lindur vetëm shtatë orë më parë dhe me kërthizë të ngjitur në kohën kur u gjet. Ata menjëherë e dërguan në spital dhe pas spitalit do të dërgohet në një qendër të kujdesit shtetëtor.
Babai i fëmijës është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje në tentativë. Ai ka pranuar krimin, duke thënë se ishte shumë i varfër për ta rritur vajzën. Ajo është quajtur “Dhartri” që do të thotë “toka”./a.m.