Numri i ardhshëm i revistës britanike British GQ do ta ketë në ballinë këngëtaren shqiptare Dua Lipa.
Ylli i hitit “New Rules” që ka marrë mbi 1 miliard klikime në YouTube ka bërë edhe një intervistë ekskluzive për këtë revistë, për të cilën thotë se, “1 miliard njerëz nuk mund të gabojnë”, transmeton Koha.net.
Ky numër me Dua Lipën në ballinën e GQ do të publikohet më 5 prill. Në një postim në Facebook këngëtarja me famë botërore ka falënderuar ekipin e kësaj reviste për mbështetjen që i ka dhënë që nga dita e parë. (b.an)
*-*