Qeveria e Kosovës nuk ka treguar nëse kanë lënë përfundimisht pozitat e tyre anëtarët e Listës Serbe. Pas arrestimit dhe dëbimit të Marko Gjuriqit, Lista Serbe kishte lëshuar njoftim për tërheqje nga Qeveria, shkruan Koha Ditore.
Por zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq ka paralajmëruar se do të paraqitet në mbledhjen e Qeverisë,e cila mbahet të enjten për, siç ka thënë ai, “të kërkuar përgjegjësi rreth arrestimit dhe dëbimit të Marko Gjuriqit”.
“Tani zëri ynë nuk do të dëgjohet më pak, sepse do të kërkojmë përgjegjësi edhe atje tek ata.
Deputetët tanë do të kërkojnë në secilën seancë përgjegjësi e unë ju bind se qysh nesër do të shkoj në takimin e Qeverisë që t’ua them këtë në fytyrë”, ka thënë Jevtiqi nga Mitrovica, ku ishte pjesë e tubimit në të cilin serbët u dakorduan ta themelonin vetë Asociacionin, nëse Prishtina nuk e bën këtë deri më 20 prill. (b.an)