E ftuar ne Top Show Magazin ka qenë vajza simpatike që gjerësisht njihet si ‘gangsterja nga Elbasani’. Trejsi Sejdini u bë e njohur rreth 5 vite më parë pas publikimit të një video, ku rrihte një djalë në qytetin e Elbasanit së bashku me një grup shokësh. Ish-konkurrentia e “Miss Univers” është shprehur e penduar për ngjarjen që ka ndodhur, madje e cilëson si gjënë më të ulët që mund të bëjë një njeri.
‘Kjo video nuk ka asnjë lloj justifikimi. Jam penduar dhe i kërkoj ndjesë gjithë publikut që e ka parë, djalit në fjalë i kam kërkuar ndjesë me kohë, kam ndërmarrë hap për ti kërkuar ndjesë. Gjesti më i ulët që mund të bëjë një njeri, është të dhunojë dikë në këtë mënyrë dhe ta filmojë për më tepër. Duke marrë parasysh që unë kam qenë 13 vjeç para 5 vitesh.’
Tejsi ndër të tjera ka treguar për herë të parë se si ka nisur konflikti që u bë viral më pas.
‘Ai na ofendonte si grup, na ofendonte në Facebook. Nuk e di se çfarë kishte me ne.’
‘Kur e shoh atë video më vjen turp dhe shyqyr që nuk më ka dalë fytyra dhe kam fytyrë të dal këtu sot. As unë nuk e besoj dot që kam qenë e dhunshme.’ ka përfunduar vajza simpatike. Trejsi tashmë ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe asnjëherë nuk i kursen publikimet provokuese.