Pentagoni konfirmon se një funksionar i lartë i Al-Kaidës dhe një xhihadist tjetër janë vrarë në sulmet ajrore të SHBA-së në Libi. Në sulmet e 24 marsit në afërsi të Ubarit në Libi, “dy terroristë të Al-Kaidës janë vrarë, përfshirë Musa Abu Dawud, një zyrtar i lartë i Al-Kaidës”, ka njoftuar Komanda e SHBA-së në Afrikë, përmes një deklarate për media.
“Dawud ka trajnuar rekrutët në Libi që të kryejnë sulme në rajon”, thuhet në deklaratë. Sulmet e 24 marsit, në periferi të qytetit Ubari janë kryer në koordinim me Qeverinë në Tripoli.