Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje partive politike që të dorëzojnë raportet financiare vjetore. Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj theksoi se, nga 128 parti vetëm 18 kanë dorëzuar, mes të cilave edhe partitë e mëdha. Afati për dorëzimin e raporteve është data 31 mars. Në rast mosdorëzimi, KQZ do aplikojë gjoba.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, thuhet në njoftimin e KQZ.
a.ç