Goli që vulosi takimin u shënua në minutën e 70-t nga Rosted. Mbrojtësi që u fut në pjesën e dytë e kishte ndeshjen e parë me kombëtaren dhe debitimi i tij ishte mëse i përkryer. Pavarësisht se Christian Panucci bëri shumë zëvendësime nuk arriti ta shmangte dot humbjen.
Shqipëri 0-1 Norvegji
Minutë pas minute
Përfundon takimi
82′ Ndëshkohet me karton të verdhë Mavraj për një ndërhyrje të gabuar në mesin e fushës.
79’ Eros Grezda lëshon një silur nga jashtë zone por topi përfundon pak mbi traun e portës
76’ Andi Lila godet në hyrje të zonës por topi devijohet duke përfunduar në goditje këndi
75’ Kapiteni Johansen bëhet lojtari i parë që ndëshkohet. Norvegjezi i ndërhyn nga mbrapa Grezdës në kundërsulm
70’ GOL Norvegjia. Pas një krosi shënon me kokë Rosted
68’ Pas një krosi në zonë topi mbetet në zonë dhe përfiton Ajeti i cili godet por topi ndalet nga mbrojtja. Në vazhdim tenton edhe Xhaka por goditja potente përfundon mbi traun e portës.
64’ Dy zëvendësime të njëpasnjëshme te Shqipëria. Armando Sadiku i lë lojën Andi Lilës, ndërsa Bujar Lika merr vendin e Hysajt
54′ Ndizet “Elbasan Arena”. Sadiku godet me kokë pas krosimin në krahun e majtë, duke krijuar iluzionin e golit.
50′ Tjetër moment i vështirë për Kombëtaren, teksa gjuajtja e rrezikshme nga Elyounusi ndalet nga Ajeti.
46′ Nis pjesa e dytë. Balaj futet në vendin e Roshit, ndërsa shiritin e kapitenit e merr Mavraj.
45+2′ Përfundon pjesa e parë. Largoher Roshi, vendin e tij e ze Balaj. Shiriti i kapitenit i kalon Mavrajt.
44’ Kamer Qaka del nga loja për shkak dëmtimi. Vendin e tij e merr Keidi Bare i cili debuton për herë të parë me Kombëtaren A
40’ Ajeti ka bërë një ndërhyrje vendimtare duke larguar një top dy metra larg portës i cili nëse devijohej nga Johnesen me shumë mundësi do të përfundonte gol
34’ Grezda futet bukur në zonë duke dhënë një top në qendër por aty nuk gjendet askush për të goditur drejt portës
29’ Mohamed El Younussi godet nga shumë afër portës por Strakosha tregon reflekset duke shpëtuar portën nga një rast shumë i rrezikshëm
25’ El Younussi gjuan nga brenda zone, por goditja shkon shumë larg portws
23’ Shqipëria lëviz bukur në sulm me Roshin, Sadikun dhe Xhakën, por është ky i fundit që nuk kroson siç duhet në zonë. Gjithsesi duartrokitet nga Panucci
16′ Norvegjezët bëjnë 3 tentativa radhazi në zonën tonë por Mavraj dhe Ajeti largojnë rrezikun
14’ Grezda fut një top të ulët në zonë por mbrojtja norvegjeze është vigjilente duke mos e lënë të shkojë te Sadiku
10’ Strakosha bën një dalje jo shumë të sigurtë. Topi devijohet te kundërshtarët por nuk arrijnë të godasin
8’ Një tjetër moment i rrezikshëm në portën tonë. Fatmirësisht Mohamed Elyuonusi nuk arrin të kontrollojë topin
3’ Johanson shumë pranë golit. Një gabim i Ajetit në mesfushë dhe lojtari i Norvegjisë avancon duke konkretizuar me një goditje, që fatmirësisht përfundoi jashtë porte.
1′ Ka nisur ndeshja miqësore në “Elbasan Arena”
18:50–Në “Elbasan Arena” duket se do të kemi një propozim për martesë. Në një banderolë në tribunat anësore shkruhet “a je gati”, “mendohu mirë”, “shihemi në dasmë”.
Një nga anëtarët e grupit “Tifozat Kuq e Zi” ka shkruar: “Përshëndetje çuna. Grupi ynë, siç e dini, vazhdon të jetë në bojkot. Sot kryesia jonë ka vendos që të futemi në stadium 30 minuta pasi njëri prej anëtarëve të kryesisë do t’i bëjë propozim për martesë nuses së tij. Biletat do t’i blejmë rrugës për në stadium. Kush dëshiron të vijë në orën 5, takohemi te lloto. Mbasi të dalim nga stadiumi, të gjithë bashkë do ta shikojmë ndeshjen në lokal”.
18:29—Futbollistët kanë dalë në nxehmje. Tani që janë bërë publike dhe formacionet ato stërviten në grupe. 11 titullare veçmas dhe pjesa tjetër veçmas
18:15– Janë bërë publike fomacionet zyratre të të dyjave skuadrave
Shqipëria: Strakosha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, Aliji, Xhaka, Qaka, Ramadani, Roshi, Grezda, Sadiku
Norvegjia: Noland, Svensson, Nordtveit, Ajer, Melind, Odegaard, Henriksen, Joanseen, Mohamed Elyuonusi, Tarik Elyuonusi, Johnsen
18:00--Pamje nga dhomat e zhveshjes së Shqipërisë
17:40–Fusha e stadiumit është në gjendje perfekte, ndryshe nga “Selman Stërmasi” ku u stërvit kombëtarja norvegjeze
17:30—Në stadiumin “Elbasan Arena” kanë mbërritur të dyja kombëtaret ashtu edhe 4 e gjyqtarëve maltezë
17:10–Pranë stadiumnit kanë filluar lëvizjet e tifozëve. Ata janë duke u afruar për t’u futur në stadium, ndërkohë që të tjerë vijojnë të blejnë bileta në sportel
16:20–Para stadiumit janë rreshtuar forcat e policisë të cilës janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e takimit.
16:00–Interesimi për sfidën miqësore të Kombëtares duket i vakët. Në biletarinë e “Elbasan Arenas” nuk janë më shumë se 30 persona kur duhen afërsisht edhe 2 orë nga fillimi ndeshjes.
ma.me